Trajkoviq: Vuçiq më frikësohet, po keqpërdor serbët e veriut

Rada Trajkoviq, ka thënë se kreun e ekzekutivit në Kosovë, Albin Kurti nuk e ka parë tash e 10 vjet dhe nuk kanë pasur fare komunikim

Rada Trajkoviq, politikane

Politikanja serbe Rada Trajkoviq thotë se akuzat e fundit ndaj saj nga Beogradi, që ndërlidhen me zëvendësimin e deputetëve serbë, nuk janë të argumentuara. Ajo thotë se kryeministrin Albin Kurti nuk e ka parë tash e 10 vjet dhe nuk kanë pasur fare komunikim.

“Ata shpikën tregimin me të cilën shkuan në të gjitha mediat shtetërore dhe ato që i kontrollon Vuçiq”, thotë Trajkoviq.

Qëllimi im, thotë ajo ka qenë të hyj në parlament dhe të zvogëloj ndikimin e Vuçiqit në Kosovë, pasiqë mendon se është i dëmshëm, jo i sinqertë dhe i keq.

Ajo shtoi se në baza ditore kërcënohet me likuidim fizik.

Duke komentuar betimin e djeshëm të deputetëve serbë, në mesin e tyre edhe të atyre të Listës serbe, Trajkoviq tha se ky është thelbi i politikës jo të sinqertë dhe jo trensparente të Vuçiqit karshi serbëve të Kosovës në përgjithësi dhe qytetarëve të saj.

“Flitet se ata që dhanë betimin as që kanë ditur që janë deputet. Ata, bukfalisht i kanë marr dhe sjellë aty që unë të mos hyj. Problemi më i madh i Vuçiqit isha unë, meqë frikësohet se me hyrjen time mos t’i mësoj gjërat që ai  nuk dëshiron t’i mësoj opinioni serb”, tha ajo.

Trajkoviq për Radio Dukagjini foli edhe për largimin masiv të serbëve nga institucionet e Kosovës. Ajo thotë se raporti i liderëve institucional shqiptar ndaj serbëve është i pasinqertë tash e 20 vjet.

“Andaj, frika e serbëve që fatin e tyre ta lidhin vetëm me institucionet e Kosovës është i madh,meqë llogarisin se mund t’i përzënë dhe të mbesin pa të ardhura, andaj dëshirojnë të kenë lidhje institucionale me Beogradin. Këtë e di Beogradi”, thotë Trajkoviq.

“Beogradi e di që serbët ndihen të pasigurt karshi liderëve shqiptarë në Kosovë dhe këtë pasiguri ata më shumë e nxisin dhe e keqëpërdorin, për fat të keq, duke i shtyer njerëzit që të lëshojnë institucionet e Kosovës dhe kështu jashtë institucioneve ata presin mbështetjen e Beogradit”, shtoi Trajkoviq.

Trajkoviq nuk e arsyeton asesi  largimin e serbëve nga policia, meqë  thotë se policia është në funksion të nevojave të qytetarëve .

Ajo thotë se tensionet në Kosovë do të tejkalohen kur bandat  e armatosura, në krye me Radojçiqin të neutralizohen në Veri. Sipas saj, as pranimi e as mos pranimi i targave nuk janë çështja më e rëndësishme për stabilitetin e Kosovës.

Shija e redaktorit

Me pushkë e me penë – 110 vjet shtet

Gjithçka, nisi më 28 Nëntor të vitit 1443. Në këtë ditë, heroi kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti, ngriti flamurin e shqiponjës dykrenare mbi Kalanë e...

“Nëntori i Ftohtë” i regjisor Ismet Sijarina, nga tash e...

Filmi i metrazhit të gjatë artistik “Nëntor i ftohtë” me regjisor Ismet Sijarina, është bërë pjesë e Netflix International, shërbimit të transmetimit të shfaqjeve...

ANIMA – udhëtim nëpër majat e letërsisë

Kolana ANIMA e shtëpisë botuese “Dukagjini” është një përmbledhje e librave më të mirë botërorë të letërsisë klasike, në kuptimin gjenuin të fjalës. E...

Më të lexuarat

Paralajmërohet largimi i flamujve kombëtarë nga Xhamia e Bellopojës, imami...

Vendosja e flamujve kombëtarë për nder të 28 Nëntorit, në xhaminë e fshatit Bellopojë, nuk po i pëlqen të gjithëve. Kështu të paktën pretendon Imami...

Kush është lojtari më i mirë në botëror deri më...

I ftuar në emisionin “Dueli Botëror”, trajneri i njohur Ismet Munishi ka treguar se cili futbollist i ka pëlqyer më së shumti deri më...

E jashtëzakonshme, Kameruni e barazon rezultatin ndaj Serbisë për 2...

Kameruni ka arritur ta barazojë rezultatin ndaj Serbisë. Gjithçka, filloi nga supergoli i Vincent Aboubakar, i është shënuar në minutën e 64-të. Aboubakar ka shënuar...

Të fundit nga rubrika