Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, por jo edhe protestuesit te selia e PDK-së

Pas kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend për rishqyrtim, situata pranë selisë së kësaj partie në Prishtinë ka qenë e qetë.

Shiroka-Pula e kthen në rishqyrtim Ligjin për Specialen

Keshtu ka bërë të ditur gazetarja e TV Dukagjinit, Dorentina Thaçi, e cila ka qëndruar pranë selisë së PDK-së.

Ndërsa, drejtuesi i iniciativës qytetare “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, e ka mirëpritur kthimin e ligjit në Kuvend dhe sipas tij, s’do të ketë protesta për këtë vendim të PDK-së.

Megjithatë, Haziri ka paralajmëruar se protestat mund të rikthehen nëse ligji nuk votohet brenda një kohe të arsyeshme.

“Ne vetë kemi kërkuar që, nëse ka diçka në ligj që duhet ndryshuar apo përmirësuar, kjo të bëhet. Sepse ne nuk kemi kërkuar kurrë një ligj sa për ta votuar, por një ligj që qëndron juridikisht dhe që mund të ketë efekt real.

Për ne nuk ka rëndësi kush e propozon apo kush e voton. Ka rëndësi çfarë përmban ligji dhe çfarë mund të bëjë ai.
Do të vazhdojmë ta përcjellim me shumë kujdes çdo hap deri në përmirësimin dhe votimin e ligjit. Do të vazhdojmë ta monitorojmë edhe zbatimin e çdo neni e çdo shkronje.
Nuk besoj se dikush do të tentojë të luajë me UÇK-në dhe me këtë kauzë. Por kushdo që mendon se mund ta bëjë këtë, duhet ta dijë se do të na ketë përballë”, ka shkruar Haziri ne Facebook.

 

Protestat e asaj periudhe u përqendruan te kërkesa për miratimin e Ligjit për Specialen, ndërsa më 5 tetor pati eskalim të situatës gjatë protestave.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika