Trajneri i Al Nassr: Ronaldo do të rikthehet në Evropë

Cristiano Ronaldo, në stadiumin Mrsool Park në kryeqytetin saudit Riad

Trajneri i ekipit Al Nassr, ku së fundmi është transferuar sulmuesi portugez, Cristiano Ronaldo, ka thënë se Ronaldo do të kthehet përsëri në Evropë pasi ta përfundojë periudhën e tij në Arabinë Saudite.

Kapiteni portugez ndërpreu kontratën e tij me Manchester United në fillim të këtij sezoni, përpara se të bënte një lëvizje në Ligën Saudite Pro, në një marrëveshje dyvjeçare.

“Cristiano Ronaldo është një shtesë pozitive, pasi ai ndihmon në shpërndarjen e mbrojtësve”, tha Rudi Garcia.

“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai nuk do ta përfundojë karrierën e tij në Al Nassr, ai do të kthehet në Evropë”, vijoi ai.

Ronaldo ende nuk ka shënuar për klubin e tij të ri, duke dështuar të shënojë rrjetën në debutimin e tij në ligë kundër Al Ettifaq ose në daljen e Al Nassr nga Superkupa e Arabisë Saudite në Al Ittihad.

Ronaldo fitoi tre kurora në Premier League, Kupën FA, dy Kupa të Ligës, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube me United. Ai më pas vazhdoi të fitonte dy tituj të La Ligës, dy Kupa Spanjolle, katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe tre Kupa të Botës për Klube me Real Madridin, përpara se të ngrinte dy tituj të Serie A dhe një trofe të Kupës së Italisë në tre vjet në Juventus.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika