Transferimi i pushtetit në veri te Lista Serbe – Nuk përjashtohen vështirësitë

Pas rikthimit të Listës Serbe në udhëheqjen e komunave veriore, Qeveria qendrore paralajmëron monitorim më të rreptë për zbatimin e ligjeve dhe respektimin e simboleve shtetërore të Kosovës. Ndërkohë, kryetarët shqiptarë që tashmë janë në largim, paralajmërojnë sfida në funksionimin e institucioneve nën ndikimin e Listës Serbe. Përfaqësues lokalë kërkojnë rregullore të qarta për respektimin e simboleve të të gjitha komuniteteve

Ndonëse kryetar në largim e kur i kanë mbetur pak javë deri në transferimin e pushtetit, Ilir Peci, kryetar aktual i Zveçanit, ka ndarë afër 1 mijë euro për organizimin e 28 nëntorit – Festës së Pavarësisë së Shqipërisë.

As Peci as zyrtarë tjerë të Komunës së Zveçanit nuk janë përgjigjur si planifikojnë të zbatojnë këtë kontratë që tashmë e ka fituar një biznes individual, kur qeverisjen me këtë komunë e ka fituar Lista Serbe.

Pikërisht shqetësime janë ngritur për këtë – transferimin e pushtetit nga kryetarët shqiptarë tek ata të Listës Serbe, parti e njohur për lidhjet me Beogradin, dhe e cila nuk njeh shtetin e Kosovës e simbolet.

“Nuk besoj që duhet me kriju ketë frymë dhe këtë atmosferë që gjithçka duhet të rregullohet me polici dhe jam shumë optimist që do të kemi një qasje tjetër edhe nga kryetarët por sigurisht edhe një kontroll shtesë nga institucionet qendrore”, ka deklaruar Elbert Krasniqi – Ministër në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal.

Pavarësisht kësaj, një kryetar aktual komune në veri po thotë se do të jetë sfiduese duke e ditur mënyrën e funksionimit të Listës Serbe.

“Mund të jetë sepse Lista Serbe shihet dhe dihet që e bën njëfarë argati të shërbimeve të Serbisë në një formë sabotazhi, bojkoti e ku ta di unë. Ata duhet të funksionojnë në bazë të rregullave që ne i kemi në republikën e Kosovës, në të kundërtën mund të bije atak me ligjin secili”, ka theksuar  Izmir Zeqiri – Kryetar i Zubin Potokut.

Ndërkohë, Betim Osmani nga Iniciativa qytetare në Mitrovicën e Veriut vlerëson se do të duhej që të kishte rregullore që respekton të gjitha komunitetet në veri.

“Një rregullore është dashtë të bëhet nga komuna, simbolet e çdo komuniteti duhet të respektohen. Nuk është dashur të jepet vetëm për ditën e komunitetit të shqiptarëve por edhe për ditën e komunitetit serb, boshnjak, ashkalinjë e egjiptas. Kur të bëhet rregullore kjo është tjetër gjë, e jo të behët vetëm për një ditë e vetëm për komunitete tjera”, ka deklaruar Betim Osmani – Iniciativa qytetari.

Ardhja në pushtet e katër kryetarëve shqiptarë në komunat veriore ishte përcjell me trazira e dhunë nga serbët lokalë, përfshirë sulme mbi KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika