Tre kandidatë synojnë pozitën e kryesuesit të Këshillit Prokurorial

Televizioni Dukagjini ka mësuar se Veton Shabani, Ardian Hajdaraj dhe Jehona Grantolli janë tre kandidatët për kryesues të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Shabani, Hajdaraj dhe Grantolli, që të tre anëtarë të KPK-së, po synojnë që t’i marrin votat e nevojshme për ta pasuar Jetish Malokun, të cilit mandati i skadoi para pak ditës

Është i ulur në ulësen e zëvendëskryesuesit, por Veton Shabani po synon që ta zë ulësen kryesore.

Televizioni Dukagjini ka mësuar se ai është një prej kandidatëve për kryesues të Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Për t’u emëruar në pozitën e zëvendëskryesuesit, në janar të vitit 2021, Shabani kishte marrë të gjithë 11 votat e anëtarëve të KPK-së.

Në garë ai nuk do të jetë i vetëm.

Në një bisedë telefonike për Televizionin Dukagjini, anëtari i KPK-së, Ardian Hajdaraj e ka konfirmuar kandidimin e tij për kryesues.

Hajdaraj aktualisht përveç pozitës si anëtar i KPK-së, është edhe prokuror në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Disa burime brenda KPK-së i kanë treguar televizionit se edhe anëtarja tjetër e Këshillit, Jehona Grantolli i ka hyrë garës për kryesuese.

Zgjedhja e kryesuesit apo kryesueses së re të KPK-së do të bëhet përmes votimit të anëtarëve të Këshillit.

Fillimisht, kandidatëve do t’u duhen 2/3 e votave. Nëse asnjëri nuk i arrin ato, atëherë zgjedhja do të bëhet përmes shumicës së thjeshtë. Në rast se ndodhë që kandidatët të kenë numër të njëjtë të votave, atëherë kryesuesi i ri do të zgjidhet me short.

KPK-ja akoma nuk e ka caktuar datën e mbledhjes kur do të zhvillohet ky proces.

“Shpresojmë që me zgjedhjen e kryesuesit të ri të avancoj së pari transparenca e Këshillit dhe e punës së Këshillit Prokurorial, gjithashtu të avancoj edhe transparenca lidhur me shqiptimin e vendimeve disiplinore, lidhur me emërimet e prokurorëve dhe lidhur me gjithë veprimtarinë që e zhvillon Këshilli si organ institucional”, tha Vullnet Bugaqku – KDI.

Vullnet Bugaqku nga KDI thotë se kushdo që vjen në krye të KPK-së, duhet të fokusohet në forcimin e mekanizmit të vlerësimit të performancës.

“Aty është mangësia, apo problemi kyç që e ka ky këshill. Kemi mangësi të hartimit të aktakuzave, kemi mangësi të mbrojtjes së rasteve të mëdha, sidomos të rasteve të korrupsionit që po dështojnë nëpër gjykata në Kosovë, për faktin se aktakuzat nuk po them shumica, por disa që janë shumë të rëndësishme po çalojnë apo janë të mangëta”, shtoi ai.

Më 18 janar, Jetish Malokut i skadoi mandati si kryesues i KPK-së.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika