Tre shkencëtarë e ndajnë çmimin Nobel në Fizikë

Çmimi Nobel për fizikë është ndarë për tre shkencëtarët Alain Aspect, John F. Clauser dhe Anton Zeilinger

Çmimi Nobel

Çmimi Nobel i këtij viti në fizikë iu dha Alain Aspect, John F. Clauser dhe Anton Zeilinger për punën e tyre në shkencën e informacionit kuantik.

Hans Ellegren, Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, shpalli fituesin të martën në Institutin Karolinska në Stokholm.

Java e shpalljeve të çmimeve Nobel filloi të hënën me shkencëtarin suedez Svante Paabo që mori të hënën çmimin në mjekësi për zbulimin e sekreteve të ADN-së së Neandertalit që siguroi njohuri kyçe të sistemit tonë imunitar.

Të mërkurën çmimet ndahen për  kiminë kurse të enjten me letërsinë. Çmimi Nobel i Paqes 2022 do të shpallet të premten dhe çmimi i ekonomisë më 10 tetor.

Vitin e kaluar çmimi iu dha tre shkencëtarëve – Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi – puna e të cilëve ka ndihmuar në shpjegimin dhe parashikimin e forcave komplekse të natyrës, duke zgjeruar kështu të kuptuarit tonë për ndryshimin e klimës.

Fituesit e çmimeve Nobel,  kanë vlerë 10 milionë korona suedeze (rreth 900,000 dollarë) dhe do të shpërndahen më 10 dhjetor. Paratë vijnë nga një amanet i lënë nga krijuesi i çmimit, shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1895.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika