Tre të arrestuarit e dyshuar për krime lufte dërgohen në mbajtje për 48 orë

Tre të arrestuarit e nacionaliteti serb, të dyshuar për veprën penale "Krimet e luftës kundër popullatës civile”, t’i dërgojë në ndalim për 48 orë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka marrë vendim që tre të arrestuarit për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, t’i dërgojë në ndalim për 48 orë.

Në një njoftim për media thuhet se të arrestuarit janë të nacionalitetit serb.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të nacionalitetit serb për veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

“Prokuroria Speciale njofton se tre (3) të arrestuarit akuzohen për veprën penale ’Krimet e luftës kundër popullatës civile, veprime këto të sanksionuara sipas, nenit 142 dhe 22 të Kodit Penal të RSFJ, aktualisht e penalizuar me nenet 31 dhe 153 të KPRK, në kundërshtim me nenin 3 të përbashkët  të 4 Konventave të Gjenevës, të datës 12 gusht 1949, të neneve 4 dhe 5 (1) të Protokollit 2 të datës 08 qershor 1977, shtojcë e Konventave të Gjenevës të vitit 1949, të gjitha rregullat e ligjeve ndërkombëtare në fuqi në kohën e konfliktit të armatosur në Kosovë dhe kurdoherë e rëndësishme për vendimin e tanishëm ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë. Me Aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, tre të arrestuarit janë dërguar në ndalim për 48 orë”, thuhet në njoftim.

Lidhur me arrestimet e dy serbëve pati reagim nga Lista Serbe, e cila e ka ndërlidhur arrestimin me politikë, duke akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Ju kujtojmë se arrestimi i bashkëkombësve, si dhe rrahja e të rinjve në Graçanicë, vijnë pasi Kurti refuzoi të marrë pjesë në mënyrë aktive në dialog dhe të depërshkallëzojë situatën në terren. Është e qartë se Kurti vazhdon me planin e tij që t’i zgjidhë çështjet e hapura politike me dhunë dhe forcë. Serbët në Kosovë i trajton si pengje në procesin e negociatave, ku mund t’i maltretojë sa herë të dojë dhe me këtë t’i dërgojë mesazh Bashkimit Evropian se s’mund t’i bëjnë gjë”, thuhet në reagimin e tyre.

Lista Serbe ka kërkuar nga KFOR-i dhe EULEX-i që “urgjentisht të parandalojë ndërhyrjen e forcave speciale dhe provokimet tjera nga regjimi i Kurtit, që kërcënojnë paqen dhe shkaktojnë tensione”.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika