Tre të vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat në qendër të Parisit

Dy persona u vranë dhe katër u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në qendër të Parisit të premten, ka thënë policia e prokuroria franceze, dhe sulmuesi i cili ishte rreth të 60-tave, tashmë është arrestuar

Pamje nga vendi i ngjarjes, në Paris, të publikuara nga mediat franceze

Tre persona kanë vdekur dhe katër të tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në qendër të Parisit, pranë një qendre kulturore kurde jo shumë larg stacionit Gare de l’Est.

Sipas raportimeve deri më tani nga mediat franceze, thuhet se i dyshuari është rreth të 60-ave, dhe ai tashmë është arrestuar.

Motivet e personit të armatosur mbeten të paqarta, me 2/4 e të plagosurve të mbetur në gjendje të rëndë, thanë zyrtarët francezë.

Situata në Paris pas sulmit me armë zjarri

Policia e Parisit në Twitter ka thënë se një operacion lidhur me këtë rast është duke vazhduar dhe i ka kërkuar qytetarëve që të shmangin frekuentimin në atë zonë.

Ndërsa, prokurorët francez thanë se kishin hapur një hetim për vrasje.

Dëshmitarja e rastit ka thënë për agjencinë e lajme AFP, se kishte dëgjuar shtatë ose tetë breshëri gjuajtje armësh.

Derisa policia ndaloi të dyshuarin, ata gjetën armën e përdorur në sulm, raporton BBC.

Rruga afër stacionit të metrosë “Chateau d’Eau” ka disa restorante dhe dyqane, si dhe qendrën kulturore.

 

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika