Tre ushtarë amerikanë vriten në operacionin kundër Iranit

Tre anëtarë të forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara janë vrarë gjatë operacioneve ushtarake kundër Iranit, ka njoftuar U.S. Central Command (Centcom).

Sipas deklaratës zyrtare, pesë ushtarë të tjerë janë plagosur rëndë në kuadër të operacionit të quajtur “Operation Epic Fury”.

Centcom bëri të ditur se emrat e tre ushtarëve të vrarë nuk do të publikohen deri 24 orë pasi familjet e tyre të jenë njoftuar zyrtarisht.

Ata janë viktimat e para amerikane që nga nisja e sulmeve të SHBA-së kundër Iranit të shtunën.

Gjatë njoftimit për operacionin, presidenti amerikan Donald Trump kishte paralajmëruar se ekzistonte mundësia që SHBA-ja të pësonte humbje në personel.

Ndërkohë, Centcom ka mohuar pretendimet e Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC), e cila deklaroi se kishte goditur aeroplanmbajtësen amerikane “USS Abraham Lincoln” me raketa balistike. Sipas ushtrisë amerikane, aeroplanmbajtësja nuk është goditur.

Sulmet hakmarrëse të Iranit, tre të vdekur e 58 të lënduar në Emiratet e Bashkuara Arabe

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika