“Tregu i lirë”: S’dihet sa biznese paraqitën dëshmitë në KESCO, afati i fundit 7 prilli

Më pak se katër ditë kanë mbetur afat që bizneset me më pak se 50 punëtorë dhe 10 milionë euro qarkullim vjetor të dëshmojnë këtë në KESCO, si kusht për ta vazhduar furnizimin me çmime të rregulluara. Në të kundërtën rrezikojnë që, bashkë me bizneset tjera me më shumë se 50 punëtorë ose 10 milionë euro qarkullim vjetor, të dalin në tregun e hapur nga 1 Qershori

Bizneset me më pak se 50 punëtorë dhe më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor kanë afat që deri të hënën e 7 Prillit të paraqesin dëshmitë e nevojshme në KESCO, si kusht për të vazhduar furnizimin në Shërbimin Universal.

Pa treguar numrin e bizneseve  që i janë nënshtruar procesit të vërtetimit deri tani e as nëse do të ketë shtyrje të re, në KESCO përsëritën se atyre u kërkohet certifikata e biznesit me numrin unik dhe shifra e konsumatorit.

“Aktualisht, procesi i dërgimit të dëshmive se mund të vazhdojnë furnizimin me tarifa të rregulluara në kuadër të Shërbimit Universal, po vazhdon në 26 Qendra të Kujdesit për Konsumatorë, përmes aplikimit online në ueb faqen zyrtare të KESCO-s, si dhe email-it të dedikuar vetëm për këtë proces”. KESCO

Në kuadër të lehtësimit të procesit, në Administratën Tatimore konfirmuan se më 20 Mars i kanë dërguar katër lista të kategorizuara Zyrës së Rregullatorit për Energji dhe KESCO-s dhe se tani mbetet vetëm verifikimi me konsumatorë.

Sipas ATK-së në listën me më shumë se 50 punëtorë janë 964 biznese dhe në atë me më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor janë 321.

Ndërsa në listën me më pak se 50 punëtorë janë 84 mijë 350 biznese, e në atë me më pak se 10 milionë euro qarkullim vjetor janë 88 mijë e 288 biznese.

Një pjesë e bizneseve janë të përsëritura në lista.

Sipas KESCO-s bizneset me më shumë se 50 punëtorë ose 10 milionë euro qarkullim vjetor, por edhe ato me më pak që nuk i paraqesin dëshmitë, do të dalin me automatizëm në tregun e hapur nga 1 Qershori.

Deri më 21 Mars, që ishte afati fillestar i caktuar, nga rreth 100 mijë konsumatorë komercialë, vetëm rreth 1% e tyre kishin paraqitur të dëshmitë e kërkuara – duke bërë që KESCO-ja të shtyjë afatin deri më 7 Prill.

Qindra biznese kanë kundërshtuar liberalizimin e tregut, duke kërkuar që ky proces të shtyhet edhe për të paktën një vit për të siguruar kontrata më të favorshme të furnizimit.

Ekspertë të ekonomisë dhe të energjisë e kanë vlerësuar të papërgatitur dhe të nxituar këtë proces, duke thënë se mund të humben shumë vende të punës, si dhe të rriten: kostoja për bizneset dhe çmimet për konsumatorët.

Shija e redaktorit

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Fitore e jashtëzakonshme me nokaut nga Usyk, e rrëzon Duboisin...

Oleksandr Usyk është shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez Daniel Dubois.  Raundin e parë Usyk e...

Të fundit nga rubrika