Trepça iu bën ofertë punëtorëve për shkëputje vullnetare të marrëdhënies së punës

Ndërmarrja Trepça u ka bërë ofertë punëtorëve për shkëputje vullnetare të marrëdhënies së punës, duke iu ofruar pensionim të parakohshëm me pagë 60 për qind dhe shkëputje vullnetare të kontratës me përfitim që t’i marrin 24 paga

Ndërmarrja Trepça u bën ofertë punëtorëve për pensionim të parakohshëm me pagë 60 për qind dhe shkëputje vullnetare të kontratës me përfitim që t’i marrin 24 paga.

Gani Osmani, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës ka thënë se kjo ofertë nuk është e detyrueshme.

‘’Në Trepçë është përfolur se po ofrohet një ofertë për një pensionim të parakohshëm, ndërsa një pjesë për ta shkëputur marrëdhënien e punës nga ata punëtorë që janë më të ri”, ka thënë Osmani për Telegrafin.

Gjithashtu, ai shpjegon se të gjithë ata që e shkëpusin kontratën deri në vitin 2026 do të marrin 60 për qind të pagës.

“Kjo ofertë nuk është e detyrueshme. Njëra mundësi është punëtorët e vjetër që të dalin në pension deri në vitin 2026, të marrin 60 për qind të pagës. Oferta e dytë është se kush e shkëput kontratën pas 2026-së do t’i marrin 24 rroga dhe nuk ka asgjë me Trepçën’’, ka shpjeguar Osmani.

Kryetari ka theksuar se sindikata është e interesuar që ta zgjidhë çështjen e pensioneve dhe pikave të tjera të parapara në Kontratën Kolektive.

“Për të pasur më shumë informata ne kemi kërkuar një takim me Bordin e Trepçës edhe me kryeshefin. Ne si Sindikatë jemi të interesuar që ta zgjidhim çështjen e pensioneve të rregullta, në bazë të Kontratës Kolektive, dhe disa kërkesa që i kemi pasur më herët. Sindikata jonë është për ato pikat për njohjen e pensioneve deri në 70 për qind për moshën mbi 50 vjeçare, për invalidët e punës, stazhin e benifituar, sigurimin shëndetësor në punë, njohja e stazhit prej viteve 1989-1999”, ka përfunduar Osmani.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me punëtorët e Telekomit të Kosovës, si pjesë të reformave e ristrukturimeve të brendshme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika