Tri raste të dhunës në familje raportohen brenda 24 orëve të fundit në Kosovë

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar tri raste të dhunës në familje. Rastet kanë ndodhur në Prishtinë, Klinë dhe Malishevë, derisa tre të dyshuarit janë arrestuar

Brenda 24-orëve të fundit në vendin tonë janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Këto raste u raportuan në Malishevë, Klinë dhe në Prishtinë.

Lidhur me rastin e ndodhur në Malishevë, i dyshuari është arrestuar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka sulmuar viktimën.

Malishevë 11.04.2024-15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, lidhur me rastin në Klinë, gjatë kontrollit tek i dyshuari që kishte sulmuar viktimën, Policia i ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancave narkotike të llojit marihuanë.

“Klinë / 11.04.2024 – 00:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Gjersa, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës.

Prishtinë 11.04.2024-18:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femer kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e përditshëm të PK-së.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika