Trump: Aktakuza ndaj meje, ndërhyrje në zgjedhjet e ardhshme

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e quajti aktakuzën si sulm ndaj tij dhe si betejën e fundit me drejtësinë.

Kështu deklaroi ai mbrëmë në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida, gjatë deklarimit për media.

“Ky rast i rremë [aktakuza] u ngrit vetëm për të ndërhyrë në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2024 dhe duhet të mbyllet menjëherë”, tha ai.

Ai shtoi se nuk e ka menduar kurrë se “diçka e tillë mund të ndodhte në Amerikë”.

“Krimi i vetëm që kam kryer ka qenë mbrojtja pa frikë e vendit tonë ndaj atyre që kërkojnë ta shkatërrojnë atë”, tha Trump.

Më 4 prill, në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut, Trump është deklaruar i pafajshëm lidhur me 34 akuza për vepra penale për falsifikim të regjistrave biznesorë.

Prokurori i rastit, Alvin Bragg, tha se Trump i ka falsifikuar vazhdimisht këta regjistra për të fshehur krimet e kryera si pjesë e “komplotit për të minuar integritetin e zgjedhjeve të 2016-s”.

Në aktakuzë thuhet se ishin bërë pagesa prej 30 mijë dhe 150 mijë dollarësh ndaj një ish-roje të Kullës Trump, i cili pretendonte se kishte një histori për një fëmijë që Trump e kishte jashtë martese, dhe për një një grua që pretendonte se kishte një marrëdhënie seksuale me Trump.

Akuzat u ngritën pas një hetimi lidhur me një pagesë që ai dyshohet t’ia ketë bërë yllit të pornografisë, Stormy Daniels, në përpjekje e sipër për ta blerë heshtjen e saj, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, për një aferë të supozuar.

Pagesa besohet se është kryer në mënyrë të ligjshme, mirëpo supozohet se Trump e ka regjistruar atë si shpenzim biznesor. Falsifikimi i regjistrave biznesorë përbën shkelje në Nju Jork.

Gjykatësi Juan Merchan bëri të ditur se seanca e radhës gjyqësore do të mbahet më 4 dhjetor të këtij viti.

Trump, 76-vjeçar, është ish-presidenti i parë amerikan që përballet me akuza penale./rel/.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika