Trump: Britania mes vendeve që dërgojnë anije për pastrimin e minave në Hormuz

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se disa vende, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, do të ndihmojnë SHBA-në në operacionet në Ngushticën e Hormuzit.

Në një intervistë për Fox News, Trump tha se vendet aleate po dërgojnë anije të specializuara për pastrimin e minave detare, duke shtuar se edhe Mbretëria e Bashkuar është në mesin e tyre.

Ai theksoi se SHBA-ja tashmë ka në dispozicion mjete moderne për zbulimin dhe çaktivizimin e minave nënujore, por paralajmëroi se do të angazhohen edhe mjete më tradicionale për të siguruar lirinë e lundrimit.

Ndërkohë, Downing Street nuk e ka konfirmuar publikisht këtë deklaratë, por raportohet se autoritetet britanike po punojnë për një plan “praktik” për rihapjen e ngushticës.

Trump shtoi se përveç Mbretërisë së Bashkuar, edhe disa vende të tjera do të kontribuojnë në këtë operacion.

Trump thotë se SHBA-ja do ta bllokojë menjëherë Ngushticën e Hormuzit

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika