Trump: E vetmja arsye që iranianët janë gjallë është negociata

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur se e vetmja arsye pse iranianët janë gjallë “është për të negociuar”.

“Iranianët nuk duket se e kuptojnë se nuk kanë karta, përveç një zhvatjeje afatshkurtër të botës duke përdorur rrugët ujore ndërkombëtare. Arsyeja e vetme pse ata janë gjallë sot është për të negociuar!”, shkroi Trump në Truth.

Gjatë ditës Trump ka thënë se SHBA-ja po i ngarkon anijet e tyre luftarake me “armët më të mira” në rast se bisedimet e paqes me Iranin dështojnë.

“Po i ngarkojmë anijet me armët më të mira të prodhuara ndonjëherë, madje në një nivel më të lartë se ai që përdorim për të bërë një shkatërrim të plotë. Dhe nëse nuk kemi një marrëveshje, ne do t’i përdorim ato dhe do t’i përdorim ato në mënyrë shumë efektive”.

Për iranianët, ai thotë se janë njerëz për të cilët “nuk e di nëse e thonë të vërtetën apo jo”.

Bisedimet midis dy vendeve do të zhvillohen të shtunën në Pakistan. Irani sakaq ka përgatitur 10 pika kryesore ndaj Trump-it.

Plani me 10 pika i Iranit:

Ndalesë e plotë e luftës në Irak, Liban dhe Jemen

Ndalesë e plotë dhe e përhershme e luftës kundër Iranit pa kufizim kohor

Përfundimi i të gjitha konflikteve në rajon në tërësi

Rihapja e Ngushticës së Hormuzit

Vendosja e një protokolli dhe kushteve për të siguruar lirinë dhe sigurinë e navigacionit në Ngushticën e Hormuzit

Pagesa e plotë e dëmshpërblimeve për kostot e rindërtimit për Iranin

Përkushtim i plotë për heqjen e sanksioneve ndaj Iranit

Lirimi i fondeve dhe aseteve të ngrira të Iranit që mbahen nga Shtetet e Bashkuara

Irani përkushtohet plotësisht që të mos kërkojë zotërimin e ndonjë arme bërthamore

Armëpushimi menjëherë hyn në fuqi në të gjitha frontet pas miratimit të kushteve të mësipërme

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika