Trump emëron Erika Kirk në bordin kryesor të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka emëruar Erica Kirk, vejushën e komentatorit konservator të vrarë Charlie Kirk, si anëtare të bordit drejtues të Akademisë së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara, një nga institucionet më të rëndësishme ushtarake.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Wales, deklaroi për gazetën “USA Today” se emërimi i saj është një zgjedhje e duhur nga presidenti amerikan.

“Presidenti Trump bëri zgjedhjen perfekte duke emëruar Erica Kirk në bordin drejtues të Akademisë së Forcave Ajrore të SHBA-së”, tha ajo.

Erica Kirk, 37 vjeçe, tashmë është përfshirë në listën zyrtare të anëtarëve të bordit të kësaj akademie, e cila ndodhet në Kolorado Springs, në shtetin e Kolorados.

Bordi drejtues i Akademisë së Forcave Ajrore përbëhet nga 16 anëtarë dhe mbikëqyr çështje që lidhen me etikën, disiplinën, programet akademike, trajnimet, pajisjet, financat dhe metodat e mësimdhënies në institucion. Po ashtu, ai përgatit çdo vit rekomandime për Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara.

Charlie Kirk kishte qenë pjesë e këtij bordi deri në shtator, kur u vra në një kampus universitar në shtetin e Jutës.

Pas vdekjes së tij, Erica Kirk mori drejtimin e organizatës “Turning Point USA”, një lëvizje e njohur e rinisë konservatore në Shtetet e Bashkuara.

Aktivisti konservator Charlie Kirk qëllohet gjatë një ngjarjeje në një kolegj në SHBA

Shija e redaktorit

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Të fundit nga rubrika