Trump fiton zgjedhjet partiake në Iowa

Trump ka shënuar një fitore dërrmuese në grupet parlamentare të Iowa-s, duke forcuar statusin e kandidatit kryesor të Republikanëve për zgjedhjet e 2024-s për president në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka shënuar fitoren e dytë me radhë në zgjedhjet brendapartiake në Iowa, përderisa la shumë prapa rivalët e tij, një fitore që e çon më afër fitimit të nominimit të Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të këtij nëntori.

Në votimet, ku pjesëmarrja ishte më e ulëta në çerekshekullin e fundit, pjesëmarrësit votuan në kushte të rënda atmosferike.

Votimet brendapartiake u mbajtën në qindra shkolla, kisha dhe qendra të komunitetit në mbarë Ajovën.

Trump fitoi 30 pikë, duke thyer rekordin e zgjedhjeve brendapartiake në Ajova, pasi më 1988, Bob Dole kishte shënuar një fitore prej 13 pikësh.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis, doli i dyti, ndërkaq e treta ish-ambasadorja e ShBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley.

Rezultatet në Ajova i japin shans të mirë Trumpit për të fituar nominimin e republikanëve, edhe pse do të duhen edhe disa muaj që njëri nga kandidatët zyrtarisht të bëhet i nominuar për president nga kjo parti.

Përderisa në muajt e fundit është zotuar për hakmarrje ndaj kundërshtarëve politikë, Trump në fjalimin e tij përcolli mesazh të unitetit.

“Ne duam të bashkohemi, qoftë nëse jeni republikanë, demokratë, liberalë apo konservatorë. Ne do të bashkohemi. Kjo do të ndodhë së shpejti”, tha ai, raporton BBC.

Tani gara brendapartiake në mesin e republikanëve do të zhvendoset në New Hampshire,  ku do të zhvillohen votime më 23 janar.

Ndërkaq, në Karolinën e Jugut më 24 shkurt do të mbahen votimet, të cilat mund të jenë shumë të rëndësishme. DeSantis të martën zhvilloi fushatë atje.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika