Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Hamasi ka “tre deri në katër ditë” kohë për t’iu përgjigjur planit të tij 20-pikësh për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, Trump tha se nëse Hamasi refuzon marrëveshjen, SHBA-të do t’i japin Izraelit “mbështetje të plotë për të bërë atë që duhet bërë”.
Plani parasheh armëpushim, lirimin e pengjeve brenda 72 orëve, një tërheqje graduale të trupave izraelite nga Gaza dhe çarmatosjen e Hamasit – kërkesë kjo që më herët është refuzuar nga grupi, përveçse në rast të krijimit të një shteti sovran palestinez.
Kryeministri i Katarit ka konfirmuar se vendi i tij është i gatshëm të vazhdojë ndërmjetësimin për t’i dhënë fund konfliktit, ndërsa udhëheqësit e Hamasit pritet të japin përgjigje në ditët e ardhshme.
Megjithatë, një video në hebraisht e publikuar nga Netanyahu menjëherë pas konferencës, ku ai nënvizon se ushtria izraelite do të mbetet në pjesën më të madhe të Gazës, pritet të shtojë dyshimet dhe rezervat e Hamasit ndaj planit./BBC
Netanyahu: Tërheqja e ushtrisë së Izraelit nga Gaza nuk do të ndodhë