Trump ju rikthehet rrjeteve sociale

Pas një pauze dy mujore nga rrjetet sociale, ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump është rikthyer. Trump është duke e përdorur aplikacionin e tij Truth Social, dhe po ashtu ka paralajmëruar se nuk do të kthehet më në rrjetin social Twitter të blerë së fundi nga Elon Musk

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump ju është rikthyer rrjeteve sociale, pas një pauze dy mujore.

Ish-presidenti amerikan, është duke e përdorur aplikacionin e rrjeteve sociale i cili është në pronësi të tij, të quajtur “Truth Social”.

Aplikacioni u përball me probleme teknologjike në fillimet e  lansimin e tij, përdoruesit duhej t’i bashkoheshin një liste pritjeje pa asnjë informacion shtesë se kur do të mund të lejoheshin të hynin. Kombinuar me mungesën e përdorimit nga Donald Trump, njerëzit nuk po e shijonin mundësinë për t’ju bashkuar.

Por pas lajmeve se Elon Musk bleu rrjetin social Twitter, Truth Social arriti të bëhet aplikacioni numër  një në Apple Store pasi që shumë përdorues iu bashkuan.

Postimi i Donald Trump në aplikacionin Truth Social

Blerja e Tëitter, nga Musk ishte një nga arsyet pse aplikacioni i Trump morri vëmendje kaq të madhe, arsyeja tjetër ishte edhe rregullimi i disa problemeve teknologjike që kishte Truth Social.

Elon Musk bleu Twitter, me qëllim që ta bënte këtë rrjet social më pak të cenzurueshëm. Pas këtij lajmi filluan spekulimet se Musk do t’ia lejonte hapjen e llogarisë së Donal Trump, e cila ishte ndaluar në vitin 2021, nga tashmë ish pronarët e Tëitter.

Por, ish presidenti i ka konfirmuar Fox News, se ai nuk do të kthehej më në Twitter, dhe se do ta përdorte rrjetin e tij Truth Social.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika