Presidenti amerikan, Donald Trump tha se shumë “aleatë” të SHBA-së në Lindjen e Mesme do të mirëprisnin mundësinë – sipas kërkesës së tij – për të hyrë në Gaza me “forcë të madhe” dhe për të “drejtuar” Hamasin, nëse ky grup militant vazhdon të veprojë në mënyra që ai i konsideron shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
“Dashuria dhe fryma për Lindjen e Mesme nuk janë parë kështu prej një mijë vjetësh! Është një gjë e bukur për t’u parë! U thashë këtyre vendeve dhe Izraelit: “JO ENDE!” Ende ka shpresë që Hamasi do të bëjë atë që është e drejtë. Nëse nuk e bëjnë, fundi i Hamasit do të jetë i SHPEJTË, I TËRBIMIT DHE BRUTALE! Do të doja të falënderoja të gjitha ato vende që bënë thirrje për ndihmë”, ka shkruar Trump në Truth Social.
Agjencia palestineze e lajmeve raportoi se Izraeli ka shkelur armëpushimin 80 herë dhe ka vrarë të paktën 80 persona palestinezë gjatë 11 ditëve të fundit.
Nga ana tjetër, Izraeli ka akuzuar Hamasin për vonesë në kthimin e trupave të të kapurve, gjë që sipas tij përbën shkelje të marrëveshjes./TheGuardian