Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar rritjen e menjëhershme të tarifave doganore globale për importet nga 10 në 15 për qind.
Kjo erdhi pas një vendimi të Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara që hodhi poshtë tarifat e tij të mëhershme, vendim të cilin ai e ka quajtur “anti-amerikan”.
Trump deklaroi se në muajt e ardhshëm administrata e tij do të përcaktojë tarifa të reja “brenda kufijve ligjorë”, duke theksuar se shumë vende kanë përfituar prej dekadash nga tregtia me SHBA-në.
Kjo mund të prekë dhe Shqipërinë, njësoj si herën e parë të valës së tarifave ndëshkuese kur morëm 10% tarifë.
Në një vendim 6-3, gjyqtarët në gjykatën më të lartë të SHBA-së zbuluan se presidenti kishte tejkaluar kompetencat e tij kur prezantoi tarifa globale gjithëpërfshirëse vitin e kaluar duke përdorur një ligj të vitit 1977 të njohur si Akti Ndërkombëtar i Fuqive Ekonomike të Emergjencës.
SHBA-të kanë mbledhur tashmë të paktën 130 miliardë dollarë në tarifa duke përdorur këtë mekanizëm, sipas të dhënave më të fundit qeveritare./A2
