Trump: SHBA ka shkatërruar 9 anije iraniane, 48 liderë iranianë të vrarë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë “shkatërruar dhe fundosur” nëntë anije luftarake iraniane, disa prej të cilave ishin relativisht të mëdha dhe me rëndësi strategjike.

Ai përmes rrjetit Truth Social, paralajmëroi se pjesa tjetër e flotës iraniane do të fundoset gjithashtu dhe se një sulm i veçantë ka goditur kryesisht selinë e Marinës iraniane.

Në një përditësim të fundit mbi operacionin ushtarak në Iran, Trump tha se 48 liderë iranianë janë vrarë dhe se operacioni po ecën “shumë mirë” dhe përpara planit të parashikuar.

Ai shtoi se fushata amerikane nuk po bëhet vetëm për SHBA-në, por edhe për të mirën e botës, raporton BBC.

I pyetur nga mediat amerikane, Trump përmendi se kishte parë festime nga diaspora iraniane në SHBA pas vrasjes së udhëheqësit suprem Ali Khamenei, duke e cilësuar këtë si një zhvillim “fantastik”, veçanërisht në qytetin e Los Angeles.

Ai gjithashtu konfirmoi për revistën The Atlantic se udhëheqësit aktualë iranianë kanë shfaqur gatishmëri për të rinisur negociatat, dhe se ai ka pranuar të bisedojë me ta.

Trump: Udhëheqësit e ri të Iranit dëshirojnë të flasin, unë kam pranuar

Të fundit nga rubrika