Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkarkuar shefin e njërit prej institucioneve më të rëndësishme ekonomike të Amerikës, disa orë pasi të dhënat e punësimit, më të dobëta se sa pritej, shkaktuan alarm të mëtejshëm në lidhje me politikën e tij tarifore.
Në rrjetet sociale, Trump pretendoi – pa asnjë provë – se Erika McEntarfer, komisionere e Byrosë së Statistikave të Punës kishte “MANIKUAR” shifrat e vendeve të punës “për t’i bërë republikanët dhe mua të dukeshim keq”, transmeton BBC.
Tregjet e aksioneve në SHBA ranë ndjeshëm pas veprimit të paprecedentë nga Shtëpia e Bardhë, me disa që e akuzuan Trumpin për shkatërrimin e besimit publik duke politizuar të dhënat.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, tha se presidenti ishte “një udhëheqës i keq” që “qëllon lajmëtarin” për statistika të dobëta.
Siç raporton BBC, tregjet u tronditën të premten pasi Trump vazhdoi me planet e tij për të hequr tarifat e importit të SHBA-së për vendet anembanë botës.
Shifrat u publikuan më pas nga BLS që tregonin se punëdhënësit në SHBA shtuan vetëm 73,000 vende pune në korrik, shumë më poshtë parashikimeve për 109,000 vende të reja pune.
Gjithashtu, ajo rishikoi rritjen e punësimit për poshtë në maj dhe qershor, duke raportuar 250,000 vende pune më pak nga sa mendohej më parë.
Trump këmbënguli: “Ekonomia po lulëzon nën ‘TRUMPIN’.”
Por Heather Long, kryeekonomiste në Unionin Federal të Kreditit të Marinës, tha se shifrat e punësimit ishin një “ndryshues i lojës”, duke shtuar se “tregu i punës po përkeqësohet me shpejtësi” për shkak të pasigurisë së shkaktuar nga tarifat e Trump.
Trump ka hedhur poshtë shqetësimet në lidhje me planet e tij tarifore, të cilat ai thotë se do të nxisin prodhimin në SHBA dhe do të ribalancojnë tregtinë globale.
Por të dhënat e kësaj jave dhe një sërë përditësimesh nga kompanitë mbi kostot e tarifave i kanë bërë këto parashikime më të vështira për t’u injoruar.
Lidhur me vendimin për shkarkimin e McEntarfer, ish-Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Larry Summers, tha: “Shkarkimi i kreut të një agjencie kyçe qeveritare sepse nuk ju pëlqejnë shifrat që ata raportojnë, të cilat vijnë nga anketa që përdorin procedura të përcaktuara prej kohësh, është ajo që ndodh në vendet autoritare, jo në ato demokratike.”