Trump shpall kandidaturën për president më 2024

Ish-presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka bërë të ditur zyrtarisht se do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale më 2024

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së





Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024.

“Rikthimi i Amerikës fillon pikërisht tani”, i është drejtuar Trump mbështetësve në resortin e tij, Mar-A-Lago, në Florida.

Njoftimi vjen një javë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të cilat përcaktojnë përbërjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Senatit amerikan.

Partia Republikane e Trumpit doli më keq seç pritej në këto zgjedhje dhe shumë prej kandidatëve që ai mbështeti, nuk arritën të fitonin.

Më 4 nëntor, Trump, ka paralajmëruar sërish për mundësinë e rikandidimit të tij për Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se do ta bëjë “me shumë, shumë mundësi” në vitin 2024.

Demokratët ruajnë kontrollin e Senatit pas fitores në Nevada

Trump fitoi më së shumti vota sesa që kishte fituar ndokush ndonjëherë – 72 milionë – për një president në detyrë në vitin 2020, por megjithatë humbi ndaj kundërshtarit, Biden, një demokrat, i cili tërhoqi 81 milionë.

Ndërkaq, Biden – i cili bëri fushatë të enjten në New Mexico dhe Californi, thuhet se ka takuar këshilltarë të lartë për të planifikuar fushatën e tij të mundshme të rizgjedhjes në vitin 2024, duke krijuar një revansh të mundshëm me Trump.

Nga ana e tij, Trump ka paralajmëruar për muaj të tërë për një fushatë të tretë të mundshme për Shtëpinë e Bardhë.

Në tetor, ai ka thënë në një tubim në Teksas: “Me siguri do të më duhet ta bëj përsëri”. Në Pensilvani në shtator, ai ka thënë: “Mund të më duhet ta bëj përsëri”.

Ish-këshilltarja e lartë e Trump, Kellyanne Conway, ka thënë më herët të enjten në një ngjarje në Washington DC se ish-shefi i saj do të “lajmëronte së shpejti” për planet e tij të mundshme presidenciale.

Ajo ka thënë se i dha Trump-it shtytje për t’i rezistuar tundimit për të shpallur një kandidim në Shtëpinë e Bardhë tashmë këtë vit, pasi kjo do të kishte shpërqendruar nga kandidatët republikanë në mandatin e mesëm.

Nëse ai kandidon në vitin 2024, ai nuk mund të mbetet i padiskutueshëm brenda partisë së tij.

Rivalët e mundshëm republikanë përfshijnë, mes të tjerëve, ish-zëvendëspresidentin e Trump, Mike Pence dhe guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis.

Ndryshe, më 9 gusht, prona e ish-presidentit Trump ishte bastisur nga Byroja Kombëtare e Hetimit, për shkak të dyshimeve se në atë pronë janë dërguar disa dokumente presidenciale.

 

A do të rikandidojë Donald Trump për president të SHBA-së?





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika