Trump shpallet fajtor për abuzim seksual

Juria ka arritur verdiktin të martën mbi padinë ku akuzohej Trumpi për përdhunimin e Carroll në vitin 1996. Një juri prej tri grave dhe gjashtë burrave u bind nga dëshmia e Carroll gjatë tre ditëve në tribunë. Nga ana tjetër, Trump kishte mohuar akuzat duke shtuar se as që e njihte atë

Donald Trump, ish-presidenti i ShBA-së

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) është shpallur fajtor nga juria federale në New York për abuzim seksual të ish-kolumnistes Jean Carroll.

Një juri federale në Manhattan zbuloi se Donald Trump abuzoi seksualisht me E. Jean Carroll, në dhomën e veshjes së një dyqani luksoz në pranverën e vitit 1996 dhe i dha asaj 5 milionë dollarë për shpifje.

Juria ka arritur verdiktin të martën mbi padinë ku akuzohej Trumpi për përdhunimin e Carroll në vitin 1996. Një juri prej tri grave dhe gjashtë burrave u bind nga dëshmia e Carroll gjatë tre ditëve në tribunë, ndërsa ajo përshkruante sulmin seksual në dhomën e zhveshjes së një dyqani në Nju Jork në vitin 1996.

CNN raporton se Carroll pretendoi se Trump e përdhunoi atë në dyqanin “Bergdorf Goodman”.

Ish-presidenti e quajti në mënyrë të përsëritur Carroll një gënjeshtare, përfshirë pas ditës së parë të dëshmisë së saj, kur ai postoi në faqen e tij të mediave sociale, “Truth Social”, duke i quajtur akuzat e saj një “mashtrim i sajuar”, shkruan “The Guardian“.

Trump mund të duhet të paguajë më shumë dëmshpërblim sesa 2 milionë dollarë nëse juria konstaton se ai gjithashtu shpifi për Carroll. Shpifja është pretendimi i dytë në padinë e Carroll kundër Trump.

Nga ana tjetër, Trump kishte mohuar akuzat duke shtuar se as që e njihte atë.

Kjo është hera e parë që një president amerikan është shpallur përgjegjës për sulme seksuale, raporton BBC.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika