Trump tërhiqet nga tarifat për Grenlandën pas bisedimeve me NATO-n në Davos

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka hequr dorë nga kërcënimi për vendosjen e tarifave ndaj vendeve aleate të NATO-s lidhur me çështjen e Grenlandës, pas bisedimeve të zhvilluara në Davos me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Trump njoftoi se tarifat që ishin planifikuar të hynin në fuqi më 1 shkurt nuk do të zbatohen.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, ai tha se pas një “takimi shumë produktiv” me Rutte-n, palët kanë krijuar “kornizën e një marrëveshjeje të ardhshme lidhur me Grenlandën”.

“Kjo zgjidhje, nëse përmbyllet, do të jetë shumë e mirë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të gjitha vendet e NATO-s,” shkroi Trump.

Ai shtoi se, bazuar në këtë mirëkuptim, ka vendosur të mos i zbatojë tarifat që ishin paralajmëruar për 1 shkurt. Sipas tij, po zhvillohen gjithashtu diskutime shtesë lidhur me projektin e quajtur “Golden Dome” dhe rolin e tij në Grenlandë.

“Informacione të tjera do të bëhen publike ndërsa diskutimet avancojnë,” theksoi Trump, duke bërë të ditur se negociatat do të udhëhiqen nga zëvendëspresidenti JD Vance, sekretari i Shtetit Marco Rubio, i dërguari special Steve Witkoff dhe zyrtarë të tjerë, të cilët do t’i raportojnë drejtpërdrejt atij.

Vetëm pak minuta pas këtij njoftimi, Trump foli për CNBC, ku konfirmoi se tashmë ekziston “koncepti i një marrëveshjeje” mbi Grenlandën. I pyetur për detaje, ai tha se marrëveshja është “pak komplekse”, por se do të shpjegohet më vonë.

“Kjo është pikërisht lloji i marrëveshjes që doja të bëja,” u shpreh Trump.

Presidenti amerikan shtoi se beson se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komunikuar me Danimarkën dhe vendet e tjera anëtare të aleancës për të diskutuar propozimin. Ai gjithashtu deklaroi se marrëveshja e mundshme “do të jetë e përhershme”.

Shija e redaktorit

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

BE: Kosova e 13-ta në botë për siguri strategjike, Mali...

Sipas Normandy Index 2025, të përgatitur nga shërbimi kërkimor i Parlamentit Evropian (EPRS), Kosova renditet në vendin e 13-të në botë për nivelin më...

Të fundit nga rubrika