Presidenti i Donald Trump ka deklaruar se Marina Amerikane do të nisë menjëherë bllokadën e Ngushticës së Hormuzit, duke paralajmëruar masa të ashpra ndaj çdo anijeje që kalon në këtë zonë.
Në një postim të gjatë në rrjetin social Truth Social, Trump tha se SHBA-ja do të “bllokojë çdo anije që përpiqet të hyjë ose të dalë nga Ngushtica e Hormuzit”.
Ai shtoi se marina amerikane do të nisë edhe “shkatërrimin e minave që Irani ka vendosur në ngushticë”, duke paralajmëruar se çdo sulm nga pala iraniane ndaj forcave amerikane apo anijeve “paqësore” do të marrë përgjigje të fortë.
“Askush që paguan një tarifë të paligjshme nuk do të ketë kalim të sigurt në det të hapur”, deklaroi Trump, duke theksuar se bllokada do të nisë së shpejti dhe mund të përfshijë edhe vende të tjera.
Sipas tij, Irani po përfiton nga një “akt i paligjshëm shantazhi”, duke shtuar se synimi i Teheranit është përfitimi financiar dhe avancimi i programeve bërthamore.
Asnjë marrëveshje SHBA-Iran, nuk pritet rifillim i shpejtë i bisedimeve
Rusia dhe Ukraina me akuza për shkelje të armëpushimit gjatë Pashkëve Ortodokse