Trump thotë se sulmi ndaj Iranit mund të zgjasë katër javë

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se operacioni ushtarak kundër Iranit, i cili ka nisur me pjesëmarrjen e Izraelit, mund të zgjasë deri në katër javë.

Në një prononcim për Daily Mail, Trump tha se operacioni është parashikuar që në fillim si një proces katërjavor.

“Gjithmonë ka qenë një proces prej katër javësh. Kemi menduar se do të zgjasë rreth katër javë. Është një vend i madh, do të duhen katër javë – ose më pak,” ka theksuar ai.

Duke komentuar mbi vdekjet e para të ushtarëve amerikanë gjatë përleshjeve, Trump tha se “janë njerëz të mrekullueshëm”

“ Dhe, siç e dini, e presim që kjo të ndodhë, për fat të keq. Mund të ndodhë vazhdimisht – mund të ndodhë sërish”, ka shtuar ai.

Ushtria izraelite thotë se Shtabi i Luftës së Iranit është ‘çmontuar’

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika