Trupat e KFOR-it kryejnë misione ajrore mbi veriun e Kosovës

Ushtarë amerikanë, letonezë, polakë, turq dhe gjermanë nga batalioni i manovrimit të Komandës Rajonale-Lindje i misionit të KFOR-it kanë kryer misione të futjes ajrore mbi veriun e Kosovës.

KFOR-it nëpërmjet nj njoftimi bën të ditur se këto misione janë kryer gjatë ditës por edhe gjatë natës me njësi aviacioni dhe se këto aktivitete u lejojnë patrullave të arrijnë në zona kyçe përgjatë Vijës Kufitare Administrative, duke forcuar ndërveprimin, koordinimin dhe gatishmërinë operacionale midis forcave të KFOR-it në rajon, njofton Dukagjini.

“Aktivitete të tilla janë thelbësore për ruajtjen e kohezionit dhe gatishmërisë së njësisë, duke siguruar njëkohësisht efektivitetin e vazhdueshëm të KFOR-it në mbështetjen e një mjedisi të sigurt për të gjithë njerëzit në të gjithë Kosovën”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Të fundit nga rubrika