Truss merr kërkesë të japë dorëheqje nga posti i kryeministres

Ish-negociatori i ish-kryeministrit, Boris Johnson, David Frost, ka kërkuar nga kryeministrja e Britanisë së Madhe, Liz Truss, të japë dorëheqje nga posti i kryeministres. Frost ka thënë se Truss nuk mund të qëndrojë në detyrë sepse bëri fushatë kundër politikave që është duke i zbatuar tani

Kryeministrja e re e Britanisë, Liz Truss





Ish-negociatori i ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, David Frost, i ka bërë thirrje kryeministres aktuale, Liz Truss, të japë dorëheqje nga posti i kryeminstres së vendit.

David Frost në Telegraph ka thënë se Truss “duhet të largohet sa më shpejt të jetë e mundur”, dhe tha se pasardhësi i saj si udhëheqës i Partisë Konservatore “duhet të jetë i aftë, kompetent dhe i aftë për të komunikuar në mënyrë efektive”.

Sipas ish-negociatorit të Johnson, Truss nuk mund të qëndrojë në detyrë “për një arsye shumë të dukshme: ajo bëri fushatë kundër politikave që po zbaton tani”.

Ish-negociatori i ish-kryeministrit Johnson, David Frost

“Fati i saj është të jetë Henri VI i politikës moderne – një figurë e dobët, e paaftë për të kontrolluar forcat rreth saj, herë pas here e poshtëruar dhe e asgjësuar, kur ajo është bërë e papërshtatshme. Më mirë të shkosh tani”, tha David Frost, raporton BBC.

Në korrik të këtij viti, Frost ka mbështetur ofertën e kryeministres për udhëheqje, duke shkruar në Telegraph se ajo “ka idetë e duhura dhe energjinë për t’i dhënë ato”.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika