Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se si shkak i punimeve teknike janë shkaktuar turbullira në kanalin e Ibër Lepencit.
Si shkak i kësaj KRU “Prishtina” bën të ditur se është çrregulluar furnizimi me ujë në disa pjesë të Fushë Kosovës, njofton Dukagjini.
Po ashtu, kjo gjendje do ndikoj edhe në disa pjesë të Prishtinës dhe Drenasit teksa bëhet e ditur se gjendja është duke u stabilizuar.