Turqia sulmon rebelët kurdë pas sulmit vetëvrasës në Ankara

Turqia ka thënë se ka kryer një mori sulmesh ajrore kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut, disa orë pas një shpërthimi vetëvrasës afër Ministrisë së Brendshme turke

Pamje në Ankara pas sulmit vetëvrasës të 1 tetorit.

Turqia ka thënë se ka kryer një mori sulmesh ajrore kundër rebelëve kurdë në veri të Irakut, disa orë pas një shpërthimi vetëvrasës afër Ministrisë së Brendshme turke.

Qeveria ka thënë se 20 shënjestra janë shkatërruar dhe shumë militantë të grupit të ndaluar Partia Popullore e Kurdistanit (PKK) janë “neutralizuar”.

PKK-ja ka thënë se në mëngjesin e së dielës është kryer një sulm nga një grup i lidhur me të në kryeqytetin turk Ankara, dhe për pasojë, një person e ka hedhur veten në erë.

Një sulmues i dytë është vrarë nga policia dhe dy zyrtarë policorë janë plagosur.

PKK-ja konsiderohet grup terrorist në Turqi, Shtetet e Bashkuara, Britani të Madhe dhe Bashkimin Evropian.

Ministria turke ka thënë se në sulmet e së dielës janë shënjestruar depo dhe bunkerë të përdorur nga PKK-ja.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, e ka përshkruar sulmin në Ankara si “valëvitjet e fundit të terrorizmit”.

“Personat që kanë synuar ta cenojnë paqen dhe sigurinë e qytetarëve tanë, nuk e kanë arritur qëllimin e tyre dhe nuk do të arrijnë kurrë”, ka thënë ai.

PKK-ja, e cila ka rrënjë marksisto-leniniste, është formuar në vitet ’70 dhe ka nisur luftë të armatosur kundër Qeverisë turke më 1984, duke bërë thirrje për shtet të pavarur kurd brenda Turqisë.

Në vitet ’90, ky grup ka hequr dorë prej kërkesave për shtet të pavarur dhe ka bërë thirrje për më shumë autonomi për kurdët.

Më shumë se 40.000 persona kanë vdekur në konflikt.

Për sulme të kohëpaskohshme raportohet pas dhënies fund të një armëpushimi, në korrik të vitit 2015./REL

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika