Pamje të reja tregojnë shtëllunga tymi mbi qytetin e Kuvajtit, pas raportimeve për një sulm të mundshëm pranë ambasadës së Shteteve të Bashkuara.
Ambasada amerikane në Kuvajt ka lëshuar një paralajmërim urgjent për qytetarët amerikanë, duke u kërkuar të mos i afrohen ndërtesës dhe të strehohen në shtëpitë e tyre.
“Mos ejani në ambasadë. Qëndroni të strehuar në banesat tuaja, në katin më të ulët të mundshëm dhe larg dritareve. Mos dilni jashtë,” thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare.
Ambasada u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Kuvajt të rishikojnë planet e sigurisë dhe të qëndrojnë vigjilentë për sulme të tjera të mundshme.
Sipas njoftimit, edhe personeli i ambasadës po qëndron i strehuar.
Një person ishte raportuar i vrarë në Kuvajt një ditë më parë, ndërsa Irani kishte nisur sulme në disa vende të Lindjes së Mesme.
Kuvajti, aleat i SHBA-së dhe vend me bazë ushtarake amerikane, ka bërë të ditur se ka rrëzuae raketa të lëshuara drejt territorit të tij.
Ndërkohë, sipas agjencisë Reuters, tre dronë të armatosur janë rrëzuar mbi aeroportin e Erbilit, në rajonin e Kurdistanit në veri të Irakut, ku janë të stacionuara trupa amerikane.
Gazetarë të AFP-së raportuan për shpërthime të forta pranë bazës. SHBA kishte interceptuar dronë edhe gjatë fundjavës në të njëjtin aeroport.
