U gjet i varrosur në një arë, Policia jep detaje për ‘vrasjen e rëndë’ në Lipjan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në komunën e Lipjanit, ku më 4 gusht, në fshatin Baincë, është gjetur i vdekur dhe i groposur një burrë, që më herët ishte raportuar si i zhdukur nga familja e tij.

Sipas raportit të policisë, trupi është gjetur rreth orës 12:05, në një arë të këtij fshati, ndërsa nga ekzaminimi paraprak i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) rezulton se trupi është “i freskët”, pra vdekja ka ndodhur së fundmi.

“Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025 – 12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50–60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashkë me njësinë e zhvarrimit dhe e kanë nxjerrë trupin e pajetë. Momentalisht nuk dihet identiteti i tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka intervistuar katër dëshmitarë lidhur me rastin, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Deri më tani, autoritetet as nuk kanë identifikuar ndonjë të dyshuar.

Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shija e redaktorit

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Të fundit nga rubrika