Eksperti i sigurisë kibernetike, Halil Berisha, ka ngritur shqetësime lidhur me lirimin e gjashtë shtetasve serbë nga Prokuroria në Mitrovicë, të cilët më herët ishin arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje.
Këto janë materialet nacionaliste që iu kapën 6 serbëve në Jarinje, por që u liruan nga prokuroria
Sipas Berishës, të arrestuarve u janë gjetur materiale nxitëse, përçarëse dhe glorifikuese të personave të përfshirë në sulmin e armatosur në Banjskë, ku ishte vrarë polici i Kosovës Afrim Bunjaku.
“Materiale nxitëse, përçarëse e glorifikuese të terroristëve që sulmuan Kosovën në Banjskë e vranë Afrim Bunjakun iu kapën 6 serbëve në Jarinje duke i futë në Kosovë.
Si ka mundësi që prapëseprapë ata i liron Prokuroria e Mitrovicës brenda pak orëve!?
Si ka mundësi që nuk u trajtua dyshimi që këta serbë të lidhur me kriminel si Radoicic e Vladimir Radivojevic nuk po përgatisin grupe tjera për sulme të reja!?
Para pak kohe u zbulua se serb të lidhur me shërbimin rus në vende europiane si Gjermania e Franca bën aksione të tilla për nxitje fetare, mes hebrenjëve e myslimanëve!
Por as ky dyshim nuk u trajtua nga Prokuroria e Mitrovicës! Për pak orë ata u liruan!
Me çfarë baze?
A jep përgjegjësi dikush për këtë punë?
Çka nëse është plan edhe ndonjë trazirë?
Fotot e materialeve që iu zunë 6 serbëve duke i futur nga Serbia në Kosovë”, ka shkruar Berisha.