U ndalua nga policia e iu gjet substancë narkotike në veturë, rezultoi se kërkohej me urdhër të gjykatës

Në bazë të urdhëresës së gjykatës i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit teksa rasti është iniciuar si "Posedim i paautorizuar i narkotikëve"

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Një person është ndaluar nga policia në Prishtinë të premten.

I njëjti është arrestuar pasi që në veturën të cilën ishte duke drejtuar policia i gjeti edhe lëndë narkotike të llojit kokainë.

Në raportin e policisë bëhet e ditur se sasia e konfiskuar e kokainës sipas policisë ishte 15 gram.

Në anën tjetër i njëjti pasi ishte identifikuar edhe nga ana e policisë, doli se kishte edhe një urdhëresë aktive.

Ai është intervistuar nga policia dhe është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

Në bazë të urdhëresës së gjykatës i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit teksa rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k) pasi është ndaluar me veturën të cilën ishte duke drejtuar, dhe gjatë kontrollit njësitet policore te i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar 15 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë. I dyshuari pas intervistimit dhe verifikimit ka rezultuar se ka urdhëresës aktive. Në bazë të urdhëresës së gjykatës i dyshuari është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika