U ndërtua ura e Batllavës në Podujevë por jo edhe rruga që të dërgon aty

Banorët e fshatit Batllavë të Komunës së Podujevës janë ankuar për mospërfundimin e rrugës e cila parashihej të ndërtohej bashkë me urën e këtij fshati. Ura ka përfunduar por mbetet e pashfrytëzueshme për ta si shkak i mungesës së një rruge që të dërgon aty. Banorët thonë se u ishte premtuar vite më parë përfundimi i saj e shpresat i kanë se do jetë pjesë e buxhetit të këtij viti.

Banorëve të Batllavë të Podujevës ka vite që iu flitet për ndërtimin e një rruge dhe një urë që lidh të dyja anët e lumit Batllava që kalon në këtë fshat.

Ura është ndërtuar e madje në të, është vendosur edhe shenjëzimi i rrugës. Por, kaq është pamja e saj, në të dy anët nuk ka rrugë por vetëm kjo pjesë asfalti mbi urë.

Për rrjedhojë, pa shtrirjen e rrugës, ura mbetet thuajse jofunksionale.

E sa me rëndësi është për fshatin, tregojnë banorët.

“Saktësisht gjindemi në lagjen e Nesushtëve, ura mbi lumin Batllava. Është e ndërtuar para tri vite. Qëllimi ka qenë me i lidh dy brigjet e lumit Batllava, Nesushët dhe Malokët. Ura është ndërtu e rruga është pa lëviz vendi. Kjo rrugë është me rëndësi sepse e shkurton rrugën 3 km në anën e majtë dhe të djathtë, mjerisht ka mer kështu”, ka thënë Haki Statovci, banor i Batllavës

Në këtë gjendje, banorët po e keqpërdorin duke e shfrytëzuar për diçka tjetër.

“Këta e shfrytëzojnë për hudhje të mbeturinave, e ndotin lumin e natyrën. Kundërmimi pengon shumë po po shpresojmë që në këtë katër vjetorin e ardhshëm të pushtetit lokal të futet në plan projekt”, ka shtuar Statovci.

Lënia e saj në gjysmë, banorët i ka zhgënjyer.

“Kjo është dashur, kanë qenë edhe bisedime që të përfundohet para 3 vjete. Njëjtë ka mbetë.  Kemi marrë arsyetimin se vjen në radhë, kur të vjen e shtrojmë. Ju kemi besu”, ka shtuar Statovci.

Televizioni ka pyetur në Komunën e Podujevës lidhur me këtë çështje, por e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika