U rrahen mes vete, arrestohen shtatë burra në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë burra në Podujevë të martën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, të dyshuarit pas një mosmarrëveshjeje janë përleshur fizikisht mes vete, njofton Dukagjini.

Sipas njoftimit, gjashtë nga ta me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

“Rr. Hakif Zejnullahu, Podujevë 02.12.2025-12:30. Janë arrestuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht në mes vete. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit gjashtë të dyshuar dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Të fundit nga rubrika