U vazhdohet paraburgimi Thaçit dhe Veselit

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit

Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u është vazhduar paraburgimi nga Gjykata Speciale.

Ndonëse, vendimi ishte marrë më 26 maj, i njëjti është publikuar në qershor në faqën zyrtare të Speciales, të enjten e nëntë qershorit.

Gjyqtari francez i procedurës paraprake ka urdhëruar që mbrojtja të dërgojë parashtresat e saj në lidhje me shqyrtimin tjetër të paraburgimit deri më 29 qershor.

Më 29 prill, Zyra e Prokurorit  të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Pas zgjerimit të aktakuzës kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar i pafajshëm.

Prokuroria po pretendon se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Ndonëse Thaçi ka pohuar se e ka pranuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar të datës 29 prill 2022, ai ka deklaruar se aktakuzën e re nuk e ka kuptuar për shkak të redaktimeve të shumta.

“Nuk i kam kuptuar për arsye se nuk kam pasur mundësi t’i lexoj ato, sepse janë shumë të redaktuara”, ka thënë Thaçi kur është pyetur se a i ka kuptuar se çfarë duan të thonë akuzat e reja në aktakuzën e konfirmuar.

“Deklarohem i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, avokati mbrojtës i Thaçit ka thënë se për shkak të redaktimeve të shumta është i pamundur kuptimi i plotë i aktakuzës.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika