Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në takim joformal në Tiranë, s’dihet a do të marrë pjesë Kurti

Foto: Florion Goga, Reuters

Një takim joformal i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor do të zhvillohet këtë të hënë në Tiranë.

I pranishëm në këtë mbledhje pritet të jetë edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.

Ky takim do të shërbejë si përgatitje për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë më 16 tetor.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendi i të cilit sivjet kryeson Procesin e Berlinit, ka paralajmëruar takimin joformal gjatë turneut të tij nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë më parë.

Ky takim është thënë se ka për qëllim diskutimin dhe koordinimin për të hartuar kërkesa të përbashkëta, për t’i paraqitur në samitin e tetorit, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të vendeve të Bashkimit Evropian, raporton rel.

Në këtë takim nuk dihet se a do të marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Marrëdhënia e e tij me kryeministrin Rama është ftohur kohëve të fundit, për shkak të zhvillimeve në Kosovë.

Në vizitën e fundit të Ramës në Kosovë, kryeministri Kurti nuk ka pranuar që ta takojë atë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika