Udhëheqja ushtarake e Iranit ndodhet në arrati, thotë për Reuters një zyrtar izraelit

Forcat izraelite kanë ndërmarrë një seri sulmesh gjatë natës ndaj dhjetëra objektivave të lidhur me programet bërthamore dhe raketat balistike të Iranit.

Një zyrtar ushtarak izraelit, në kushte anonimiteti, ka deklaruar të martën se si rezultat i goditjeve, udhëheqja ushtarake e Iranit është në arrati.

Sipas tij, objektivi bërthamor nëntokësor i Iranit në Fordo nuk është shënjestruar nga forcat ajrore izraelite – të paktën për momentin – por një veprim i tillë nuk përjashtohet në të ardhmen.
Lajmi është raportuar nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters.

Zyrtari tha se deri më tani Irani ka lëshuar rreth 400 raketa balistike dhe qindra dronë drejt Izraelit, duke shënjestruar si objektiva civile ashtu edhe ushtarake. Sipas tij, rënia gjatë natës në numrin e raketave të lëshuara tregon se Izraeli ka arritur të dëmtojë aftësinë e Iranit për të lëshuar raketa.

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika