UEFA dërgon Xhakën e Shaqirin në Serbi për të luajtur kundër Bjellorusisë

Shtëpia e futbollit evropian UEFA, ka vendosur që ndeshja mes Bjellorusisë dhe Zvicrës të zhvillohet në Novi Sad të Serbisë dhe për Zvicrën do të luajnë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka vendosur që Bjellorusia të luajë ndeshjen e parë për kualifikimet e Evropianit 2024 në Novi Sad të Serbisë.

Bjellorusia në ndeshjen e parë kualifikuese do të jetë vendase kundër Zvicrës, që do të thotë se Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri do të luajnë në Serbi.

Bjellorusia si vend ndodhet nën sanksione pas mbështetjes së pushtimit rus në Ukrainë, kësisoj, ajo çdo ndeshje duhet ta luajë në një vend tjetër, jo në fushat vendase.

UEFA ka caktuar Novi Sadin si vend pritës të ndeshjes së Bjellorusisë, pra, shqiptarët që luajnë për Zvicrën do të luajnë në Serbi kundër Bjellorusisë.

Ndeshja pritet të zhvillohet më 25 mars të vitit të ardhshëm (2023).

Grupi i Zvicrës

Përveç Bjellorusisë, Zvicra në Grupin I ka edhe Kosovën, Rumaninë, Izraelin dhe Andorran.

Ndryshe, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri ishin akterët kryesorë për eliminimin e Serbisë në botëroret e fundit, atë të 2018 në Rusi dhe këtë të fundit në 2022 në Katar.

Ndeshjet e tjera që pritet të zhvillohet atë ditë

UEFA ka njoftuar se më 25 mars, 2023 do të zhvillohen tri ndeshje të Grupit I dhe do të luhen si në vijim:

-Izraeli- Kosova (Në orën 20:45)

-Bjellorusia- Zvicra (Në orën 18:00)

– Andorra- Rumania (Në orën 20:45).

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika