UEFA e dënon Rumaninë për mesazhet politike kundër Kosovës

Organizata e futbollit UEFA e ka dënuar federatën e Rumanisë për thirrjet e tyre politike kundër Kosovës

Vetëm fëmijët nën 14 vjeç mund të hyjnë në ndeshjen Rumani –Andorra, derisa po ashtu, kombëtarja e Rumanisë është dënuar me gjobë prej 52 mijë eurove nga UEFA.

Ndeshja Rumani – Kosovë u ndërpre në minutën e 18-të dhe rifilloi gati 50 minuta më vonë. Kjo për shkak se ultrasit e Rumanisë e shfaqën një mesazh me konotacion politik, ku shkruante “Kosova është Serbi”.

Pas rifillimit të ndeshjes Kosova i pësoi dy gola me të cilin rezultat përfundoi edhe ndeshja.

Më 14 shtator, dy ditë pas ndeshjes, Komiteti Disiplinor i UEFA-s hapi një hetim për të parë incidentet në ndeshjen e Arenës Kombëtare.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika