UEFA shkruan për Kosovën në prag të ndeshjes me Sllovakinë

UEFA ka publikuar një analizë për ndeshjet gjysmëfinale të “play-off”-it evropian për Kupën e Botës 2026, ku në fokus është edhe Kombëtarja e Kosovës.

Sipas UEFA-së, Kosova është një nga skuadrat që synon të bëjë hapin historik drejt kualifikimit në Botëror, pasi ka siguruar pjesëmarrjen në këtë fazë falë vendit të dytë në grupin kualifikues.

Në analizën e tyre për gjysmëfinalet, UEFA thekson se Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Sllovakinë në një duel shumë të rëndësishëm, ku çdo gabim mund të jetë vendimtar, pasi ndeshjet zhvillohen me eliminim direkt.

“Qëllimi i Kosovës është një finale e parë e madhe në histori, dhe trajneri i tyre gjerman, Franco Foda, po merr guxim nga seria e tyre prej pesë ndeshjesh pa humbje (3 fitore, 2 barazime)”- bënë të ditur UEFA.

Artikulli vë në pah se kjo fazë përfshin 16 kombëtare që luftojnë për vetëm katër vende në Kupën e Botës, duke e bërë konkurrencën jashtëzakonisht të fortë dhe presionin shumë të madh për të gjitha ekipet.

Nëse arrin të kalojë Sllovakinë, Kosova do të përballet në finale me fituesin e çiftit Turqi kundër Rumani, në përpjekje për një vend në Kupën e Botës 2026.

Në përmbledhje, UEFA e konsideron Kosovën si një nga skuadrat që mund të befasojë në këtë fazë, ndërsa ndeshja ndaj Sllovakisë shihet si moment kyç për ëndrrën historike të kualifikimit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika