Kompania Rajonale e Ujësjellësit,[KRU] Mitrovica ka njoftuar se janë anuluar kufizimet e ujit që janë vendosur dita ditë më parë për qytetin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderaj.
KRU “Mitrovica” përmes një njoftimi publik në “Facebook” ka bërë apel për mos përdorimin e ujit për pije deri në raportin përfundimtar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
“Të nderuar konsumatorë,
Ju njoftojmë se furnizimi me ujë të papërpunuar nga kanali “Ibër Lepenac” është stabil, andaj furnizimi me ujë për konsumatorët është kthyer në normalitet. Kjo do të thotë se ne kemi anuluar kufizimet e ujit që kemi vendosur më parë.
VINI RE:
UJI, ENDE TË MOS PËRDORET PËR PIJE DERI NË RAPORTIN E IKSHPK. I NJËJTI TË PËRDORET VETËM PËR HIGJENË”, vijon njoftimi.