Ukraina e çliron nga forcat ruse një qytezë strategjike në Donjeck

Ukraina ka njoftuar se forcat e saj e kanë çliruar vendbanimin Urozhaine, në rajonin industrial të Donjeckut

Ushtarët ukrainas mblidhen rreth një automjeti luftarak të këmbësorisë BMP-2 në një rrugë jashtë qytetit të vijës së parë të Bakhmut, në rajonin Donetsk, Ukrainë, 11 shkurt, foto Reuters.

Kievi ka thënë të mërkurën se forcat e saj e kanë çliruar vendbanimin Urozhaine, në rajonin industrial të Donjeckut, duke i vazhduar përpjekjet për t’i larguar forcat ruse nga jugu i Ukrainës.

“Urozhaine u çlirua. Mbrojtësit tanë janë vendosur në periferi. Ofensiva vazhdon”, tha zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Ganna Malyar, në një komunikatë në rrjetet sociale, shkruan REL.

Kievi e nisi kundërofensivën e shumëpritur në qershor, por po përballet me beteja të forta pasi ka hapur në vështirësi për t’i thyer pozicionet e fortifikuara ruse.

Njoftimi i Malyarit vjen një ditë pasi ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, tha se burimet e ushtrisë ukrainase “janë shterur pothuajse”, megjithëse po ndihmohet me armë nga aleatët perëndimorë.

Moska nuk ka reaguar deri tani ndaj njoftimit të Ukrainës, e cila vazhdimisht ka tentuar ta hedhë poshtë rëndësinë e kapaciteteve luftarake të Ukrainës.

Rajoni i Donjeckut, i cili e ka bartur barrën kryesore të luftimeve në muajt e fundit, është njëri nga katër rajonet e Ukrainës që Kremlini pretendon se i aneksoi vitin e kaluar, pak muaj pasi e nisi pushtimin në shkurt.

Urozhaine, vendbanimi me një popullsi prej rreth 1.000 banorëve para luftës, është në mesin e një grumbulli qytezash që forcat ukrainase po tentojnë t’i marrin nën kontroll në javët e fundit.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika