Ukraina godet me dron një depo municionesh në Krime

Një sulm ukrainas me dron të shtunën, shkaktoi një shpërthim masiv në një depo municionesh në Krime

Foto: Reuters

Një sulm ukrainas me dron të shtunën, shkaktoi një shpërthim masiv në një depo municionesh në Krime, duke detyruar evakuimin e banorëve aty pranë. Ky është sulmi më i fundit qëkur Moska anuloi një marrëveshje historike që mundësonte eksportin e sigurt të grurit përmes Detit të Zi.

Pesë ditë më parë, një shpërthim i fuqishëm përfshiu urën kyçe që lidh Rusinë me gadishullin e Krimesë, një territor ukrainas i aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Moska në vitin 2014.

Ura e Kerçit, e cila ka kushtuar 3.6 miliardë dollarë është më e gjata në Evropë, 19 km e gjatë. Ajo konsiderohet nga Moska si thelbësore për operacionet ushtarake në Ukrainën jugore.

Sergey Aksyonov, kreu i Krimesë i emëruar nga Kremlini, shkruante në një postim në ‘Telegram’ se nuk kishte njoftime për viktima, por se autoritetet po evakuonin civilët brenda një rrezeje prej 5 kilometrash nga vendi i shpërthimit.

Ushtria ukrainase mori përgjegjësinë për sulmin, duke thënë se kishte shkatërruar një depo ushtarake e nafte ruse në Oktyabrske, në rajonin Krasnohvardiiske të Krimesë, por pa specifikuar se çfarë armatimesh kishte përdorur për sulmin.

Më herët të shtunën, zyrtarët ukrainas raportuan se Rusia kishte sulmuar 11 rajone anembanë vendit të premten dhe gjatë natës kishin vrarë të paktën tetë civilë dhe plagosur të tjerë.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se një grup gazetarësh rusë kishin rënë pre e zjarrit të artilerisë në rajonin jugor të Zaporizhias. Në një deklaratë në internet, thuhej se katër korrespondentë të medias pro-Kremlinit ishin goditur dhe se njëri prej tyre, Rostislav Zhuravlev, i agjencisë shtetërore të lajmeve ‘RIA Novosti’, kishte vdekur më pas si pasojë e plagëve të marra.

Kreu i instaluar nga Kremlini i territoreve të pushtuara nga Rusia në rajonin e Zaporizhias, Yevhen Balitsky, shkruante në ‘Telegram’ se gazetarët po udhëtonin me një automjet civil, i cili ishte goditur nga predha. Por, pretendimet e tij nuk mund të verifikoheshin në mënyrë të pavarur. /VoA

 

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika