Ukraina nis kundërofensivë pranë Pokrovskut për të rikthyer linjat logjistike kyçe

Pjesëtarët e shërbimit të inteligjencës mbrojtëse të Ukrainës po zhvillojnë një operacion kundërofensiv pranë qytetit Pokrovsk, me synim rivendosjen e linjave kryesore logjistike në zonë, raportojnë mediat ukrainase UNN dhe korrespondenti i The Economist, Oliver Carroll.

Sipas Carroll, inteligjenca ushtarake ukrainase ka nisur një kundëofensivë të guximshme për të rimarrë kontrollin mbi pikat strategjike logjistike pranë Pokrovskut. Ai publikoi një video ku shihet një helikopter UH-60 Black Hawk duke u ulur në një fushë dhe duke zbritur ushtarë ukrainas, përpara se të largohej përsëri. Burime të UNN kanë konfirmuar autenticitetin e videos dhe zhvillimin e operacionit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar se situata në Pokrovsk mbetet e vështirë, por ka theksuar se qyteti është ende nën kontrollin e forcave ukrainase. Ai hodhi poshtë raportimet për rrethimin e trupave të Ukrainës, duke i cilësuar si dezinformata të ngjashme me ato që ishin përhapur gjatë operacionit në Kursk.

Pokrovsku, një qytet me rreth 60 mijë banorë para luftës, shtrihet në një rrugë strategjike që lidh disa qendra të rëndësishme në rajonin e Donetskut, duke përbërë një pjesë kyçe të mbrojtjes ukrainase në lindje. Rënia e këtij qyteti do ta afronte Rusinë me synimin e saj afatgjatë për pushtimin e plotë të zonës.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika