Ukraina prezanton raketën e re me rreze 1 mijë kilometra

Ukraina ka prezantuar një raketë të re me rreze veprimi deri në 1 mijë kilometra, duke rritur ndjeshëm kapacitetin e saj për të goditur objektiva thellë në territorin rus.

Raketa, e quajtur “Neptuni i Gjatë”, u shfaq për herë të parë në një video të publikuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës nga platforma ushtarake Zbroya (“Arma”), raportoi Defense Express.

Pamjet sugjerojnë se raketa e re ka një gjatësi prej rreth 6 metrash pra rreth 1.5 metra më shumë se versioni standard  si dhe është 12 centimetra më e gjerë në diametër, ndryshime që lidhen me nevojën për kapacitet më të madh karburanti.

Ndryshe nga versioni origjinal i Neptunit, i cili ishte projektuar kryesisht për luftë kundër anijeve dhe që mori vëmendje botërore pas fundosjes së anijes ruse Moskva në vitin 2022, varianti i ri “Neptuni i Gjatë” është i prodhuar për të goditur objektiva tokësorë.

Ky zhvillim shihet si një hap i rëndësishëm në përpjekjet e Kievit për të prodhuar armë vendase me rreze të gjatë veprimi, në një kohë kur furnizimet perëndimore përballen me vonesa dhe kufizime politike.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika