Ukraina raporton për sulme të reja me raketa dhe dronë nga Rusia

Si pasojë e sulmeve me dronë të Rusisë në qytetin Dnipro janë plagosur 12 persona

Zyrtarët ukrainas thanë se Rusia ka lëshuar 28 dronë dhe tri raketa lundruese gjatë natës. Si pasojë e sulmeve me dronë të Rusisë në qytetin Dnipro janë plagosur 12 persona.

Edhe pse në shkallë më të vogël sesa sulmet e fundit ajrore, sulmi i 7 janarit është treguesi i fundit se Rusia nuk e ka ndërmend të ndalet së shënjestruari infrastrukturën civile ukrainase, që shpesh është larg vijave të frontit.

Në një postim në Telegram, Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se mbrojtja ajrore ka shkatërruar 21 nga 28 dronët, që kryesisht shënjestruan lokacione në jug dhe lindje të shtetit.

“Armiku po e zhvendos fokusin e sulmeve në territoret në vijën e fronit: rajonet e Hersonit dhe Dnipropetrovskit janë sulmuar nga dronët”, tha zëdhësi i Forcave ajrore, Yuriy Ihnat, për një televizion ukrainas.

Rusia nuk ka komentuar për sulmin e fundit.

Në qytetin Dnipro, që gjendet në Ukrainën qendrore, 12 persona u plagosën nga një sulm me dronë, thanë autoritetet rajonale.

Gjatë dy javëve të fundit, Rusia ka gjuajtur pothuajse 300 raketa dhe ka kryer sulme me mbi 200 dronë në Ukrainë, si pjesë e përpjekjeve të saj për të terrorizuar popullatën civile dhe për të minuar moralin e tyre. Më 29 dhjetor, mbi 120 raketa ruse u lëshuan në qytetet në mbarë Ukrainën, duke vrarë 44 persona, përfshirë 30 viktima vetëm në Kiev.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022 dhe Ukraina vazhdimisht u bën thirrje aleatëve të saj që ta furnizojnë me armë të mbrojtjes ajrore.

Javën e kaluar, zyrtarët amerikanë thanë se Rusia ka nisur të përdorë raketa balistike të siguruara nga Koreja e Veriut dhe i ka përdorur ato në sulmet ndaj Ukrainës./REL

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika